Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.
Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:
Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;
Gjatë vrapit, ciklizmit dhe ushtrimeve fizike;
Gjatë ngrénies apo pijes.