Fjalë Kyçe

Bartomeu: Do t’ia rinovojmë kontratën Messit kurdo që ai të jetë gati

Bartomeu: Do t’ia rinovojmë kontratën Messit kurdo që ai të jetë gati

Kontrata aktuale e kapitenit argjentinas të Barcelonës përfundon pas dy sezoneve, mirëpo presidenti i “Blaugranëve” nuk do ta detyrojë Messin ta nënshkruajë një kontratë të re ende.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka insistuar se klubi do të tentojë të arrijë marrëveshje me Lionel Messin për ta rinovuar kontratën, mirëpo ata nuk do t’i përshpejtojnë këto negociata, transmeton Gazeta Express.

Messi e rinovoi kontratën e tij me klubin katalonas në nëntor të vitit 2017. Kjo kontratë nuk do të përfundojë deri në verën e vitit 2021.

Por, ai ka dëshmuar se përkundër moshës së tij, mund të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë të futbollit ende, Barcelona nuk dëshiron të rrezikojë ta humbasë atë, pasi drejtuesit e klubit besojnë se Messi mund të kontribuojë edhe më shumë.

“Kontrata e Messit do të përfundojë pas dy vjetësh, por, duke i parë paraqitjet e tij, ne do ta kemi atë edhe për shumë vjet të tjera. Leo është inteligjent, ai di si t’i matë gjërat. Nëse ai ndihet mirë, do të na tregojë”, ka thënë Bartomeu.

“Kurdo që ai të vendosë, ne do t’ia rinovojmë kontratën. Messi është futbollisti më i mirë në histori të këtij sporti”.

Sa i përket El Clasicos që do të zhvillohet sonte, shqetësimi më i madh për katalonasit është nëse Messi do të arrijë të luajë nga minuta e parë për këtë ndeshje, pasi pësoi lëndim në ndeshjen kundër Valencias. Argjentinasi është pjesë e skuadrës së ftuar për këtë ndeshje, por nuk dihet nëse do të jetë titullar.

Përkundër që është 31-vjeçar, argjentinasi e ka dëshmuar këtë sezon se ai mund të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë të futbollit ende. Në vetëm 27 paraqitje për këtë sezon, ai i ka shënuar 29 gola dhe i ka asistuar 17 të tjera.