Fjalë Kyçe

Bartomeu flet për Neymar, Griemzann dhe De Ligt

Bartomeu flet për Neymar, Griemzann dhe De Ligt

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka dhënë një ntervistë të shkurtët për mediet, pak para se të prezantojë Frenkie De Jong, si lojtar të katalanasve.

A mundet Neymar të vijë, apo e keni hedhur poshtë?

“Largimi i Jordi Mestre nuk ka të bëjë fare me Neymarin. Në një Bord të Drejtorëve ka shumë mospërputhje dhe ka pasur mospërputhje në fushën e sportit dhe ai ka vendosur të largohet nga posti. E vlerësoj punën dhe kam qenë një shok i mirë. Ne e dimë se Neymar dëshiron të largohet nga PSG por gjithashtu e dimë se PSG nuk dëshiron që ai të largohet. Prandaj, nuk ka asnjë çështje.”

Keni thënë se Dembélé ishte më mirë se Neymar…

“Dembélé është i ri, i talentuar, i ndryshëm nga ato që ekzistojnë në futboll. Më pëlqen se si është. E konsideroj atë një nga figurat e futbollit aktual. E konsideroj më të mirë se Neymar.”

A e dëshiron Barça Neymarin?

“Le të shohim. Asnjëherë nuk flasim për lojtarë nga ekipe të tjera. Unër  përsëris: Ne e dimë se Neymar dëshiron të largohet nga PSG por ne e dimë se PSG nuk e di se Neymar do të largohet.”

Griezmann do të luajte tek Barça për pagesën e një transferimi apo një klauzole?

“Dje kemi pasur një takim në Madrid. Gil Marín dhe Óscar Grau dhe i thamë nëse është e mundur të negociojmë për Griezmann. Kontakti i parë me Griezmann ishte dje.”

A jeni optimist se Griezmann mund të luajë në Barça?

“Nuk jam!”

A është largimi i Coutinho i panegociueshëm?

“Klubi vuri bast për Coutinho dhe Dembélé dhe ata janë dy lojtarë themelorë. Unë shpresoj se ata kthehen me entuziazëm.”

A është De Ligt i përjashtuar?

“Thashë kohë më parë se e dija se ku do të luante De Ligt. Unë ende e di dhe nuk mund të them më shumë.”