Fjalë Kyçe

Bartomeu jep lajm të rëndësishëm, ‘trishtohet’ Arsenal

Bartomeu jep lajm të rëndësishëm, ‘trishtohet’ Arsenal

Presidenti i skuadrës së Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për tifozët e Barcelonës, por edhe ata të Arsenal.

Barcelona ka përfunduar fazën parasezonale në Japoni, me fitoren kundër Vissel Kobe (2:0), dhe tani kampionët e La Liga do të vazhdojnë përgatitjet tjera para fillimit të kampionatit.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve do të jetë edhe ndeshja me skuadrën e Arsenal, për trofeun ‘Joan Gamper’.

Ndeshja për këtë trofe do të luhet të shtunën e 5 gushtit, dhe në këtë ndeshje do të jenë në skuadër të gjithë yjet e Barcelonës, ka konfirmuar Bartomeu për ‘ESPN’, transmeton lajmi.net.

Kështu, lojtarët të cilët munguan në Japoni, pasi ishin të angazhuar në Kupën e Amerikës, do të jenë të gatshëm për 5 gushtin.

Lionel Messi, Philippe Coutinho, Arthur Melo, Luis Suarez e Arturo Vidal do të jenë forcat që i bashkohen skuadrës për ndeshjen ndaj Arsenal.

Pas ndeshjes me Arsenal, Barca do të përballet edhe me Napolin, më 7 gusht.