Fjalë Kyçe

Bartomeu ka gati vendimin për Valverde?

Bartomeu ka gati vendimin për Valverde?

Ernesto Valverde është tema kryesore në mediet spanjolle, pas startit katastrofal të Barcelonës në La Liga.

Barcelona është mposhtur mbrëmë me rezultatin 2:0 nga Granada, për të regjistruar një nga startet më të dobëta në 25 vitet e fundit.

Pas kësaj humbje, presioni mbi trajnerin është rritur jashtëzakonisht shumë dhe gjitha mediet shkruajnë për shkarkimin e tij të mundshëm.

Edhe raportimet e ‘ESPN’ bëjnë të ditur se situata është shumë e komplikuar. Një pjesë e dhomës së zhveshjes ka humbur besimin tek Valverde, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Presidenti Bartomeu duket se nuk do të marrë ndonjë vendim drastik të menjëhershëm.

Edhe një pjesë e madhe e tifozëve nuk e duan emrin e Ernesto Valverde në stolin e skuadrës katalane. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në ditët në vazhdim.