Josep Maria Bartomeu i ka dhënë një lajm të keq Antoine Griezmannit.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu i ka bërë me dije Antoine Griezmannit se nuk është në planet e tyre.
I pari i skuadrëskatalonase ka thënë se ai është një lojtar i shkëlqyer, por emri i tij nuk është në tavolinën e tyre.
“Griezmann është lojtar i Atletico Madridit dhe ka kontratë me ta”, tha fillimisht Bartomeu, përcjell lajmi.net.
“E pëlqej që lojtarë fantastik, poashtu edhe Griezmann luajnë në Spanjë, pasi është mënyrë e mirë që ta rrisim nivelin e ligës, por edhe të kemi më shumë sponzor.
“Nëse Griezmann dëshiron të vijë, ai duhet të flas me trajnerët, por emri i tij nuk është në tavolinën tonë.”, ka shtuar më tej presidenti i Barcelonës.