Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka goditur opozitën lidhur me investimet për blerje të sistemeve të armatimit, ku ka thënë se për gjashtë vite janë investuar 4 milionë euro.
Tutje, Basha ka thënë se “më shumë kanë pas armatim e plumba komandantat nëpër oda se ushtria në kazerma”, raporton Express.
Ndërkohë, ka thënë se Qeveria Kurti ka ndarë mbi 200 milionë euro për këtë qëllim për tri vite.
“Nga viti 2014 – 2020, pra kjo opozita që rrehin gjyks për ushtri sot, ë ë ë ë euro për blerje të sistemeve të armatimit. Me përkthy në numra, për 6 vite këta kanë nda pare për m’i ble përafërsisht 4 mijë kallashanikova (AK47), pa plumba. Më shumë kanë pas armatim e plumba komandantat nëpër oda se ushtria në kazerma. Për dallim, Qeveria e Albin Kurtit për tri vite ka nda ë për blerje të sistemeve të armatimit”, ka shkruar Basha.