Pas takimit zyrtar me ministrin Bushati, ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Holandës, Stef Blok është ndalur edhe në selinë e Partisë Demokratike për t’u takuar me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Top Channel
Ky i fundit, në një deklaratë për mediet në përfundim të takimit me politikanin holandez, tha se në Shqipëri nuk ekziston modeli europian dhe demokratik i qeverisjes.
“Këtu, një grup oligarkësh kontrollojnë të gjitha paratë e shqiptarëve. Opozita vendosi mbrëmjen e së mërkurës që të udhëheqë protestat qytetare. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë për t’i dhënë fund fasadës së Edi Ramës.
Kjo qeveri ka rënë, sepse përfaqëson vetëm një interes fasadë të kryeministrit”, tha Basha.Kryetari i opozitës deklaroi në fund se sezoni i protestave që do të nisë do të jetë një mundësi për t’u hapur me njerëzit.