Fjalë Kyçe

Bashkë me Vitinë dhe Klinën, edhe Malisheva në karantinë

Bashkë me Vitinë dhe Klinën, edhe Malisheva në karantinë

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se edhe Malisheva nga sonte është në karantinë.

Ky vendim erdhi pasi sot, u rrit në 5 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, e një prej tyre ishte nga Malisheva.

“Qe nga mbrëme Vitia dhe Klina, e nga sonte edhe Malisheva, jane ne karantine. Gjatë kësaj kemi qenë në kontakt me strukturat lokale. Sot kontigjentet e para me rezerva mjekësore i nisem për Viti dhe Klinë. Qytetarët e Vitisë, Klinës, e tash edhe të Malishevës, si dhe struktura udhëheqëse atje, Kryetari Haliti, Kryetari Elezaj e Kryesuesi Gashi, Kryetari Begaj, te jene besimplote se do jemi ne mbështetje me krejt fuqinë. Është tejet e rëndësishme qe masat restriktive nga Qeveria te respektohen ne tërësi në mënyrë qe dëmet të jenë sa më të vogla dhe koha më e shkurtër në dalje nga kjo situatë”, ka shkruar Hoti.