Fjalë Kyçe

Ministria apel bashkëatdhetarëve në diasporë: Keni kujdes kur të udhëtoni nëpër Serbi

Ministria apel bashkëatdhetarëve në diasporë: Keni kujdes kur të udhëtoni nëpër Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka apeluar qytetarët e Kosovës të kenë kujdes gjatë kalimit tranzit të kufirit me Serbinë.

MPJD në njoftimin e tyre thonë se duke u nisur nga sjelljet e fundit të papërgjegjshme të institucioneve të Serbisë, rekomandohet që rrugëtimin për në dhe nga Kosova të planifikohet me kujdes të shtuar.

“Të nderuar qytetarët të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë, Me arritjen e sezonës verore, shumë bashkatdhetarë dhe qytetarë të Kosovës do të vizitojnë familjarët e tyre, një pjesë e të cilëve për rrugë tranzitore do të zgjedhin të kalojnë përmes Republikës së Serbisë. Duke u nisur nga sjelljet e fundit të papërgjegjshme të insitutucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju rekomandon që rrugtimin tuaj për në dhe nga Republika e Kosovës, të planifikoni me kohë dhe me kujdes të shtuar.”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.