Fjalë Kyçe

Bashkëjetoi me një 16 vjeçare, arrestohet deçanasi

Bashkëjetoi me një 16 vjeçare, arrestohet deçanasi

Policia ka arrestuar një person në fshatin Baballoq të Deçanit, pasi po bashkëjetonte me një 16-vjeçare.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, e mitura pas intervistimit është marrë në përkujdesje nga një familjar i saj.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare. Viktima pas intervistimit është marrë në përkujdesje nga një familjar i saj. I dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.