Fjalë Kyçe

Bashkëshortja e komandant “Katanës” e viziton Kombëtaren shqiptare, Kuqezinjve iu uron suksese të enjten

Bashkëshortja e komandant “Katanës” e viziton Kombëtaren shqiptare, Kuqezinjve iu uron suksese të enjten

Bashkëshortja e komandantit legjendar, Agim Ramadani “Katana”, e ka vizituar sot Kombëtaren shqiptare para ndeshjes së madhe kundër Republikës Çeke, që do të luhet të enjten, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Shukrije Ramadani e ka bërë një postim në rrjetin social, Instagram, përmes së cilit iu ka uruar suksese Kuqezinjve, shkruan “Gazeta Express”.

“Me djemtë e Kombëtares sonë, ju priftë e mbara dhe suksesi”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu, ajo e ka publikuar edhe një fotografi tjetër, ku shihet me Mirlind Dakun, i cili e kishte ftuar publikisht muajin e kaluar gruan e “Katanës” për të qenë prezente në ndeshjen e kësaj të enjteje kundër çekëve.

“Me më të mirin e Gjilanit, Mirlind Daku”, ka shkruar tutje ajo.

Daku e ka bërë tatuazh pikërisht komandant “Katanën” dhe ky fakt e bën edhe më të veçantë futbollistin gjilanas për familjen Ramadani.