Fjalë Kyçe

Bashkësia Islame vendos se gjithë atyre që vizitojnë xhamitë duhet t’u matet temperatura

Bashkësia Islame vendos se gjithë atyre që vizitojnë xhamitë duhet t’u matet temperatura

Situata pandemike në vend ka bërë që kryesia e Bashkesisë Islame të Kosovës ka marrë dy vendime me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Përmes një njoftimi, BIK-u ka njoftuar se para kryerjes së të gjitha ceremonive fetare brenda dhe jashtë objekteve të bëhet fillimisht matja e temperaturës së të gjithë besimtarëve para kryerjes së riteve fetare.

Po ashtu në njoftim kërkohet nga të gjithë besimtarët që në të gjitha rastet të mbajnë higjienen e tyre, të pastrojnë duartë, të mbajnë maskën dhe të mbajnë distancën fizike.