Bashkimi i Koretinit dhe Ramiz Sadiku janë dy skuadrat që do e kërkojnë qëndrimin në Ligën e Parë përmes ndeshjes së barazhit, shkruan Gazetasheshi.com.
Këto dy skuadra do të kenë një tjetër mundësi për të siguruar ‘biletën’ e qëndrimit në Ligën e Parë.
Por, me kë do të luajnë këto dy skuadra në ndeshjen e barazhit?
Aktualisht Rahoveci ndodhet në pozitën e dytë të grupit A dhe Dardana në pozitën e dytë të grupit B.
Çfarë thotë rregullorja e FFK-së?
“Vendi i 14 dhe i 13 i Ligës së Parë do të zhvillojë një ndeshje barazhi (përcaktuese) me
vendin e dytë të ligës së dytë grupi A dhe të dytin e grupit B, mvarësisht nga përkatësia
gjeografike në grup. Nëse vendi i 14 dhe i 13 i ligës së parë i takojnë të njëjtit grup në
ligën e dytë atëherë çiftet tërheqen me short. Luhet një ndeshje neutrale që e përcakton
KE i FFK-së”.
Pasi që Bashkimi i Koretinit dhe Dardana janë nga e njejta Komunë, atëherë pritet që çiftet të tërhiqen me short.