Fjalë Kyçe

Bashkimi e eliminon Pejën nga Kupa e Kosovës

Bashkimi e eliminon Pejën nga Kupa e Kosovës

Bashkimi ka arritur ta mposhtë Pejën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 Kupës së Kosovës.

Ishte kjo një ndeshje fantastike, një spektakël në fillim të ndeshjes dhe një show i vërtetë nga dy tifozeritë.

Për më shumë se tri çerekë Bashkimi pati epërsinë dhe kontrollin e lojës, por në çerekun e katërt Peja doli për herë të parë në epërsi. Seria e mirë e Bashkimit në fund ndikoi që prizrenasit të ruajnë gjakftohtësinë dhe të kualifikohen.
Te Bashkimi pesë lojtarë shënuan pikë dyshifrore duke pasur kontribut të balancuar të gjithë ekipit çka edhe ndikoi që klubi portokall e zi të sigurojë këtë fitore jashtëzakonisht të madhe.

Lexo po ashtuSot, gjysmëfinalja e parë e Ligës së KombeveNë gjysmëfinale Bashkimi e pret fituesin e duelit Prishtina vs P.C. Prizreni që zhvillohet nga ora 20:00.