Fjalë Kyçe

Bashkimi turpërohet nga ekipi bullgar

Bashkimi turpërohet nga ekipi bullgar

Ekipi bullgar Academic Plovdic e ka turpëruar KB Bashkimin në Bullgari sonte ku e ka mposhtur me rezultat të thellë 109:59

KB Bashkimi është turpëruar sonte në Bullgari pasi që është mposhtur nga Academic Plovdiv me rezultat 109:59.

Të gjithë çerekët e kësaj ndeshje i kanë takuar vendasve të cilët i kanë fituar me rezultat, 23:20, 19:15, 30:19 dhe 37:5.

KB Bashkimi ishte shumë i dobët sidomos në pjese lojën e dytë, pasi që në pjese lojën e parë ata nuk kishin pasur diferencë të madhe me pikë.

Për skuadrën kosovare lojtarët më të mirë ishte amerikan Jordan Capps më 19 pikë dhe katër kërcime, kurse për bullgarët lojtari më i mirë ishte Hristov më 13 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.