Sot është ditë e vështirë për yllin e KB Rahovecit, Musab Mala pasi në të njëjtën ditë kanë ndërruar jetë gjyshja dhe daja i tij.
Një gjë të tillë Mala e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Facebook.
Megjithatë, Musabi ka vendosur të luftojë dhimbjen dhe është nisur për në Rahovec ku do t’i bashkohet skuadrës në derbin e madh ndaj Pejës, raporton Rahoveci24.
Ndeshja luhet sonte me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” në kuadër të javës së 24-të.
Musab Mala është basketbollist 25-vjeçar nga Mitrovica që luan në pozitën e organizatorit.