Fjalë Kyçe

Basketbollisti kosovar nënshkruan me klubin britanik

Basketbollisti kosovar nënshkruan me klubin britanik

Basketbollisti i talentuar i Kosovës, Leon Neziri ka bërë një hap para në karrierën e tij.

Neziri ka arritur marrëveshje me Universitetin “Plymouth Marjon Uni- Business Sport Management Course”, derisa njëkohësisht do të luajë edhe në Plymouth Raiders, që garon në Superligën britanike.

Neziri, i cili është paraqitur për grupmoshat e reja të Kosovës, ka folur për aventurën e re.

“Kam filluar në Universitetin ‘Plymouth Marjon Uni- Business Sport Management Course’ edhe jam në skuadrën Plymouth Raiders që luan në British Basketball ligë. Ushtrimet i kemi fillu, kurse edicioni i ri do të filloj në muajin tetor”, shprehet Neziri për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai flet edhe për synimet e tij për të ardhmen.

“Unë gjithmonë mundohem të jap maksimumin për të arritur atë që dua. Synimet nuk kanë kufi apo limit, megjithatë, gjithmonë pretendoj të arrij sa më lart të mundem. Mendoj që do të kem minuta dhe mundësi të tregoj veten”, ka shtuar tutje Neziri.