Fjalë Kyçe

Basketbollisti kosovar që shënoi “Quadruple-Double”!

Basketbollisti kosovar që shënoi “Quadruple-Double”!

Një shifër aspak e zakonshme ka ndodhur në basketbollin kosovar, në ndeshjwn Borea – KB Prishtina.

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në basketbollin kosovar, shkruan Gazeta Express.

KB Prishtina e ka mposhtur Borean me rezultat të thellë, 140:52, pra duke shënuar thuajse trefishin e pikëve të klubit pejan.

Por, ajo që ndodhi në këtë ndeshje ishte e rrallë.

Basketbollisti i prishtinasve, Valon Bunjaku ka pasur shifra të “frikshme” në duelin e zhvilluar gjatë fundjavës.

Ai ka realizuar “Quadruple-Double”, pra dyshifror të katërfishtë: 21 pikë, 21 asistime, 12 kërcime dhe 12 topa të vjedhur.

Diçka e tillë nuk ishte parë në basketbollin kosovar, ndërsa edhe në NBA njihen me gishtërinj basketbollistët që e kanë arritur këtë numër të frikshëm.