Fjalë Kyçe

Basketbollistja akuzon këngëtarin në SHBA se e përdhunoi: Nuk mundesha më…

Basketbollistja akuzon këngëtarin në SHBA se e përdhunoi: Nuk mundesha më…

Ish-basketbollistja e Universitetit të Las Vegas, Dylan Gonzalez, ka akuzuar këngëtarin amerikan Trey Songz se e ka përdhunuar në Las Vegas.

Sipas People, ajo ka shkruar në një postim në Twitter se Trey Songz e përdhunoi në një hotel në Las Vegas dhe ngjarja traumatike që i ndodhi i shkaktoi çrregullim të stresit post-traumatik. Ajo theksoi mbështetjen e saj për këdo që po kalonte diçka të ngjashme dhe tha se ata nuk ishin vetëm.

“Mund të duket si lajm i përsëritur pafundësisht për sulmet seksuale të kryera nga Trey Songz, por unë jam e detyruar të rijetoj vazhdimisht në mendjen time dhe të vuaj përsëri tmerrin e shtypur prej kohësh dhe stresin post traumatik që ai më shkaktoi kur më përdhunoi në një hotel të njohur në Las Vegas. Nuk mundesha më ta mbaja të fshehtë. Dua të dërgoj dashurinë, forcën dhe shpresën time për të gjithë ata që janë viktima të sulmit seksual dhe dhimbjes që kjo gjë shkaktion. Ju nuk jeni vetëm. Unë qëndroj me ju dhe inkurajoj të gjithë ata që kanë pësuar abuzime të flasin dhe të dalin përpara. Shtypja e zërave tanë vetëm i jep guxim shtypësve tanë dhe ju nuk mund të shëroni atë që nuk zbuloni”, shkruajti ajo të martën.

Ekipi ligjor i Gonzalez, George Vrabeck dhe Ariel Mitchell, thanë se ata do të ndërmarrin veprime kundër Songz në javët e ardhshme dhe janë në proces të paraqitjes zyrtare të procesit gjyqësor. Vrabeck dhe Mitchell po përfaqësojnë gjithashtu Jahaura Jeffries, e cila u identifikua publikisht dhe pretendon se Songz e ka sulmuar seksualisht në një klub nate në Miami në vitin 2018. Këngëtari nuk i ka adresuar këto akuza transmeton dosja.al

Në nëntor të vitit të kaluar, Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas konfirmoi se ata kishin marrë një raport për një incident sulmi seksual që pretendohej se kishte ndodhur në një hotel në bllokun 3700 të Bulevardit South Las Vegas ku përfshihej Songz, emri i vërtetë i të cilit është Tremaine Neverson. Personi që bëri ankesën nuk u emërua publikisht dhe avokatët e Gonzalez konfirmuan se pretendimet e saj janë të ndara nga ai incident. Në vitin 2017, aktorja Keke Palmer tha se Songz përdori kanosjen seksuale për ta bërë atë të shfaqej në një video muzikore të tij, duke pretenduar se ai e filmoi fshehurazi dhe e futi në një video muzikore kundër dëshirës së saj.