Basri Lenjani ka njoftuar se nga 27 nëntori nuk do të jetë me Drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK.
Lenjani ka thënë se largimi i tij ka të bëjë me ndikimin politik përbrenda këtij instucioni.
“Të nderuar qytetarë dhe bashkëpuntorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vëj në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz.
Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit.
Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenarë për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi.
Poashtu falenderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente.
Me këtë rast, drejtorit që do të më pasojë i uroj suksese dhe punë tē mbarë” ka thënë Lenjani.