Fjalë Kyçe

Bastexhiu Sturridge, federata angleze i jep dënim qesharak!

Bastexhiu Sturridge, federata angleze i jep dënim qesharak!

Daniel Sturride u dënua me 6 ndeshje pezullim nga Federata e Futbollit në Angli, si dhe u gjobit me 75 mijë sterlina sepse ka nxjerrë informacione të brendshme të klubit, me qëllim përdorimin në baste.

Vendimi ka hyrë në fuqi që në muajin maj dhe deri në fund qershori kanë kaluar katër javë, që do të thotë se për sezonin e ri Sturridge do të mungojë vetëm dy javë nëse luan tek një klub anglez, rikthimi ti tij do të jetë pas 31 korrik.

Gjithçka lidhet me një transferim të mundshëm të tij në vitin 2018 nga Liverpool tek Sevilla. Ai u vendos para 11 akuzave, por u dënua vetëm për dy, sepse iu ka dhënë informacion familjarëve të tij, të cilët kanë luajtur në baste mundësinë e kalimit të tij tek klubi spanjoll.

Kjo u zbulua sepse vëllai i 29-vjeçarit kishte luajtur disa baste për kalimin e sulmuesit nga Liverpool tek Sevilla.

Aktualisht Sturridge është pa klub, pasi në fund të këtij sezoni i përfundoi kontrata me “Reds” dhe tani është në kërkim të një skuadre të re.