Fjalë Kyçe

Bastiset një shtëpi në Deçan/ Policia arreston një person

Bastiset një shtëpi në Deçan/ Policia arreston një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’

Stacioni Policor në Deçan, në mbështetje të Njësitit për Reagim të Shpejtë (NJRSH), kanë ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, duke kryer kontroll-bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse në fshatin Irzniq-Deçan tek personi i dyshuar:

  • Z.Q. lindur me 1978, mashkull/Kosovar

Gjatë bastisjes tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar:

  • një (1) armë automatike AK47
  • tre (3) karikator të armës AK47
  • nëntëdhjetë (90) fishekё cal. 7.62x 39 mm
  • një (1) thikë
  • njё (1) telefon celular

Nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit ёshtё iniciuar rasti “armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit të shtetit dërgohet në ndalim policor prej 48- orësh.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.