Lojtarë dhe tifozë janë mbledhur së bashku për ta surprizuar trajnerin e tyre me rastin e datës së lindjes, shkruan Gazetasheshi.com.
Tahir Batatina kremtoi të premten (12 Korrik) përvjetorin e lindjes, teksa u befasua nga lojtarët e tij dhe tifozët që i kishin përkaditur tortën e ditëlindjes.
Tekniku llapjan falenderoi lojtarët dhe tifozët e tij, teksa me një publikim në llogarinë e tij ka edhe diçka tjetër për personat që janë afër tij gjatë gjithë kohës.
“Faleminderit të gjithë adhuruesve, miqëve, shokëve, posaqërisht futbollistëve të skuadrës dhe “Legjendave” për befasinë e bërë me rastin e ditëlindjes sime.
Unë gjithmonë do jem në shërbim të sportit dhe posaqerisht futbollit.
Në pamundësi që t’iu kthej të gjithëve mesazhet dhe urimet tuaja iu falenderoj të gjithëve dhe ndihem i lumtur që jam pjesë e kësaj epoke të njerëzve që më rrethojnë dhe janë gjithmonë afër meje”, ka shkruar Batatina.