Fjalë Kyçe

Batatina i pyet Legjendat se cilin futbollistë kanë dëshirë ta transferojnë te Llapi

Batatina i pyet Legjendat se cilin futbollistë kanë dëshirë ta transferojnë te Llapi

Llapi është njëri ndër klubet më aktive në afatin kalimtar të verës, derisa ka arritur të transferojë gjithsej 14 futbollistë, gjithmonë duke mos llogaritur disa nga futbollistët e rinj që janë projektuar për ekipin e Juniorëve, apo edhe disa të tjerë si Emran Ramadani dhe Klodian Nuri që pas prezantimit u bënë ‘pishman’ dhe ndanë rrugët me llapjanët, shkruan Gazetasheshi.com.

Por, duket se drejtuesit e këtij klubi nuk janë ngopur dhe e kanë ende të hapur kuletën për të transferuar futbollistë të rinj.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i këtij klubi Amrush Batatina, i cili përmes një shkrimi u ka kërkuar tifozëve të klubi llapjan nëse kanë ndonjë kerkesë për ndonjë futbollistë që ta transferojnë në “Zahir Pajaziti”.

“Të gjithë Legjendave, por edhe dashamirëve të klubit të Llapit ju presim nëse keni ndonjë dëshirë dhe ju mungon ndonjë lojtarë jemi në dispozicion, vetëm tregoni se cilin futbollsitë e dëshironi të Llap”, ka shkruar Amrush Batatina.

Së fundmi drejtori Batatina e ka prezantuar ardhjen e fundit në skuadër Mërgim Pefqeli, i cili u transferua nga FC Prishtina.

Fotografia e K.F. Llapi
Drejtori i Llapit, Amrush Batatina duke prezantuar futbollistin Mërgim Pefqeli

Deri më tani në këtë afat kalimtarë Llapi ka transferuar futbollistët Xhelil Abdullahi, Bruno Arrabal, Kastriot Selmani, Enis Zabërgja, Besfort Emini, Armin Mujkic, Blendi Memaj , Sebino Plaku, Emit Umut, Erijon Thaçi, Labinot Osmani, Senad Husic, Isein Zejnoski dhe së fundmi Mërgim Pefqelin.

Ndërkohë nga ekipi janë larguar Englant Haxho, Egzon Sinani, Ilir Blakçori, Hamdi Namani, Gentrit Begolli, Festim Alidema, Remzifaik Selmani (Rikthehet nga KF Shkëndija pas huazimi) dhe Miran Maksuti.