Fjalë Kyçe

Batatina ia propozon Challandesit këtë futbollist të Superligës së Kosovës

Batatina ia propozon Challandesit këtë futbollist të Superligës së Kosovës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina mendon se sulmuesi i Llapit, Ahmed Januzi, mund të luajë pa problem në Përfaqësuesen e Kosovës.

Batatina shpreson se trajneri i Kosovës, Bernard Challandes do ta ketë në konsideratë futbollistin e lindur në Vushtrri.

“Ahmed Januzi mendoj se mund të jetë sulmuesi i dytë në Përfaqësuesen e Kosovës. Do të ishte mirë që përzgjedhësi Bernard Challandes ta shikonte. Me mesfushorët që ka Kosova, mendoj se Januzi mund të kryente shumë punë”, ka deklaruar Tahir Batatina për emisionin Koha Shtesë në Supersport Kosova.

Januzi më herët ka luajtur edhe me Kombëtaren e Shqipërisë.

Ai ka një karrierë shumë pasur si futbollist ku ka luajtur për shumë vite në Ukrainë te Vorskla Poltava.