Fjalë Kyçe

Batatina kritikon lojën e Prishtinës

Batatina kritikon lojën e Prishtinës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë se kanë qenë pakujdesitë në fazën e mbrojtjes që u lejuan prishtinasve marrjen e pikëve të plota.

“Mendoj që Prishtinës nuk i ka hije të luajë këtë lojë, në këtë terren. Të gjithë mundohemi ta rrisim ritmin e lojës, e jo ta zhagisim siç bëri Prishtina, pasi kjo nuk i ndihmon futbollit. Skuadrat duhet të luajnë futboll deri në minutën e 85-të, e më pas të provohet me diçka të tillë. Gabimet u bënë në defansivë dhe nga aty u pranuam golat. Në asistuam për kundërshtarët. Nëse nuk do të ndodhnin këto gabime, do të mund të dilnim me rezultat pozitiv. Prishtinës ia uroj fitoren, uroj që ne të korrim suksese në vazhdim”, theksoi Batatina.

Për Llapin është humbja e tretë në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa ka edhe dy fitore.