Fjalë Kyçe

Batatina me një deklaratë “bombë” para ndeshjes me Prishtinën!

Batatina me një deklaratë “bombë” para ndeshjes me Prishtinën!

Llapi e ka deklasuar Trepçën’89 me rezultatin 4:1, në takim e vlefshëm për xhiron e 30-të në Ipko Superligë.

Pas ndeshjes foli trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili përgëzoi futbollistët për këtë fitore të madhe.

“Llapi tregoi që është skuadër shumë e fuqishme, nëse bëhemi kampion, bëhemi pa ndihmën e askujt, por me meritë. Jemi ekip me karakter, arritëm ta kthenim rezultatin duke shënuar katër gola. Llapi nuk mbrohet, i përgëzoj lojtarët të cilët i përfunduan detyrat për mrekulli. Gjyqtarët tentuan të na dëmtonin por as ata as askush nuk do ti kuptoj taktikat e mija të lojës”, deklaroi Batatina.

Llapi takimin e xhiros së 31-të e luan ndaj Prishtinës, dhe Batatina i ka disa fjalë në lidhje me këtë ndeshje.

“Do të hyjmë në atë ndeshje të qetë, siç kemi bërë gjatë takimeve të fundit. Jemi me pikë të barabarta me Prishtinën, askush nuk na ka menduar se jemi për titull por ja ku jemi”, përfundoi Tahir Batatina.

Llapi falë fitores në shtëpi ndaj Trepçës ’89 renditet tani i dyti në tabelë me pikë të barabarta me Prishtinën (69 pikë).