Blendi Memaj ka kryer prezantimin e tij si futbollist i Llapit. Mesfushori ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Blendi Memaj, 24 vjeç, i lindur më 02.01.1995 i gjatë 1.83m është mesfushor-sulmues dhe mund të luajë edhe si mesfushor qendror. Së fundmi ai ishte pjesë e Lirisë, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Besiktas U21 dhe Rabotnickin.