Fjalë Kyçe

Batatina: Prishtina është lagje e Llapit

Batatina: Prishtina është lagje e Llapit

Tahir Batatina është përkujdesur që sërish ta ‘thumbojë’ Prishtinën.

Trajneri i skuadrës së Llapit ka folur për përballjen e shumëpritur ndërmjet Prishtinës e Llapit, e vlefshme për xhiron e 31-të të Superligës.

Llapi e Prishtina, që mbajnë poztat 2 e 3 në tabelë, janë në garë të ngushtë për titull të kampionit, së bashku me Feronikelin që aktualisht mban pozitën e liderit.

Batatina në emisionin ‘Koha Shtesë’ në Supersport, zbuloi edhe numrin e tifozëve të Llapit që do të jenë të pranishëm në ‘Fadil Vokrri’.

Sipas Batatinës, në kryeqytet, skuadra e tij do të jetë e mbështetur nga 8 mijë tifozë.

“Rreth 8 mijë sigurt. Llapi gjithmonë kur ka luajtur në Prishtinë ka sjellur tifozë”, tha Batatina.

Madje, ai ironizoi me mbështetjen e Prishtinës, duke thënë se do të jetë ndeshja me Llapin ajo që për herë të parë do ta mbushë plot stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

“Mendoj se për herë të parë në një ndeshje të Superligës do ta kemi të mbushur stadiumin ‘Fadil Vokrri’”, tha Batatina.

“Në Prishtinë banon gjysma e llapjanëve, mund të themi se Prishtina është lagje e Llapit”, theksoi Batatina.