Fjalë Kyçe

Batatina “thumbon” sërish

Batatina “thumbon” sërish

Tahir Batatina ka mbetur i kënaqur me atë se çfarë kanë treguar futbollistët e tij në duel me Gjilanin (2-1), teksa e vlerëson lartë këtë fitore, pasi që përballë kishin një skuadër të fortës siç është ajo e Gentjan Mezanit

Pas përfundimit të ndeshjes Batatina gjithashtu ka “thumbuar” paraardhësit e tij që ishin te Llapi.

“Një fitore e mundimshme, por e merituar. E kemi ditur që kemi të bëjmë me një kundërshtarë mjaft të vështirë siç është Gjilanit, e cila ka ndërruar me ardhjen e trajnerit të ri. Gjilani nuk e meriton pozitën të cilën e ka në renditjen tabelare dhe sot e dëshmoi këtë, pasi që na ka vënë shumë në vështirësi. Ndeshjen e nisëm mirë me një gol të Zhdrellës, por më pas pësuam dhe ky gol na vështirësoi punët. Por, futbollistët treguan me të vërtetë karakterin e tyre luftarak dhe me meritë e fituan ndeshjen. Kam rrezikuar duke inkuadruar në lojë më shumë sulmues dhe në fund ia dolëm me sukses”, deklaroi Batatina për Super Sport Kosova.

Më tej ai foli gjithashtu edhe për luftën e titullit kampion, teksa tashmë Llapi ndodhet vetëm dy pikë prapa liderit Feronikeli.

“Ky kampionat është shumë interesant, pasi që skuadrat nuk kanë shumë dallime të mëdha në lojën e tyre. Duhet të pranojmë që edhe ne me vështirësi triumfuam ndaj KEK-ut. Por, e rëndësishme është që Llapi të luajë ofansiv dhe të kënaq publikun e pranishëm. Që nga ardhja ime gjërat kanë ndryshuar, pasi që ekipi është më ofansiv, rrezikon më shumë dhe sulmon më shumë. Kjo në të kaluarën nuk kishte ndodhur. Rikthimi im në stolin e Llapit ka stabilizuar gjërat”, përfundoi Batatina.

Llapi tani ndodhet vetëm dy pikë prapa kryesuesve Feronikelit dhe Prishtinës: