Fjalë Kyçe

Batatina tregon arsyen e eleminimit të Prishtinës nga St Joseph’s

Batatina tregon arsyen e eleminimit të Prishtinës nga St Joseph’s

Batatina: Kjo është arsyeja që Prishtina u eliminua nga St Joseph’s
July 8, 2019

I ftuar në emisionin “2 me 1”, Tahir Batatina ka folur rreth paraqitjes së Feronikelit dhe Prishtinës në garat ndërkombëtare.

Trajneri i Llapit tha se Prishtina u dënua taktikisht nga St Joseph’s, e cila eliminoi ekipin bardhekaltër me rezultat të përgjithshëm, 3:1, përcjellë Gazeta Olle.

“Prishtina u eliminua nga ajo skuadër në aspektin taktik. Ata nuk qëndrojnë fizikisht apo me kualitet në nivelin tonë, por luajnë mirë taktikisht dhe kështu e dënuan Prishtinën”, deklaroi Batatina.

“Ata duhet ta dinë që nuk duhet të luftohet vetëm për dalje në Evropë, pasi kur luajnë në garat ndërkombëtare e përfaqësojnë gjithë futbollin kosovar dhe jo vetëm qytetin e tyre”.

“Feronikelit i uroj suksese dhe shpresoj ta kalojë edhe këtë kundërshtar”, shtoi ai.

Batatina foli edhe rreth përgatitjeve të Llapit dhe synimin për edicionin e ri.

“Kam përgatitur një plan ndryshe, sepse kam bërë një skuadër me futbollistë me përvojë dhe të rinj”, u shpreh Batatina.

“Llapi do të punojë me plan-program evropian. Futbollistët do të jenë nga pesë orë në ditë në terren”.

“Ata tani po marrin paga shumë të mira, andaj duhet të japin më shumë dhe ne mund të kërkojmë përgjegjësi më shumë”.

“Kemi ndërtuar një skuadër shumë cilësore dhe solide. Synimi kryesor do të jetë dalja në Evropë, pra pozitat e para në klasifikim, duke ditur që tani nga Kosova shkojnë tri skuadra”, tha mes tjerash ai.