Publicisti i njohur, Baton Haxhiu, ka thënë se e ka paralajmëruar LDK’në se Kryetar i Kuvendit do të zgjidhet një person nga Vetëvendosje.
Kështu deklaroi ai në Info Magazine, ku tha se ka zhvilluar një bisedë me Kujtim Shalën e LDK’së, i cili i tha se kjo nuk do të ndodhë kurrë.
“Në një bisedë time dje me nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, e paralajmërova atë se kryetar i Kuvendit do të zgjidhjes një person nga Lëvizja Vetëvendosje, natyrisht ai më tha se kjo nuk do të ndodhi kurrë, mirëpo ja ku jemi sot dhe kjo ndodhi”, tha Haxhiu.
Kujtojmë se në seancën e mbajtur sot përveç Kryetarit të Kuvendit, janë zgjedhur edhe nënkryetarët nga tri partitë më të votuara, e që janë Arbërie Nagavci, Kujtim Shala dhe Memli Krasniqi.
Ndërkaq, seanca për formimin e Qeverisë pritet të mbahet pas disa ditësh.