Fjalë Kyçe

Bavaria mbyll tregjet e Kërshëndellave

Bavaria mbyll tregjet e Kërshëndellave

Tretarët e tregut të Kërshëndellave në Nuremberg janë shprehur të zhgënjyer pasi Bavaria njoftoi për mbylljen e të gjitha tregjeve për sivjet. Si pasojë e ngritjes së madhe të rasteve me koronavirus, shteti gjerman për tre javë ka mbyllur kafenetë dhe klubet e natës.

Tregu i Nuermbergerit është njëri prej më të vjetërve për festat e fundvitit dhe pritej të hapej më 26 nëntor. Udhëheqësit e Bavarisë kanë thënë se rajonet me më shumë se 1 mijë raste javore në 100 mijë banorë, do të përballen me masa edhe më të ashpra, përfshirë mbylljen e të gjithë restoranteve dhe anulimin e ngjarjeve sportive e kulturore.

Gjermania është në gjendje emergjente për shkak se po përballet me valën e katërt të pandemisë.

Instituti gjerman për parandalimin e sëmundjeve ka tërhequr vërejtjen se në disa qytete gjermane nuk mund të garantohet kontrolli i rregullt mjekësor si pasojë e ngarkesës së madhe me pacientët e infektuar me koronavirus. Instituti ka bërë thirrje për masa shtesë kur për të tretën ditë me radhë janë konfirmuar 50 mijë raste të reja.