Fjalë Kyçe

Bayern kalon si lidere pas barazimit te çmendur me Ajaxin, edhe City e para

Bayern kalon si lidere pas barazimit te çmendur me Ajaxin, edhe City e para

Barazim spektakolar 3-3 mes Ajaxit dhe Bayernit në Holandë me “bavarezët” që gjithsesi ja dolën ta mbyllnin grupin E në vendin e parë me 2 pikë më shumë se harkëtarët.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Benfica mposhti 1-0 Aekun e Athinës me një gol  në minutat e fundit. Në grupin F, Manchester City ruajti kreun e grupit falë fitores 2-1 ndaj Hoffenheim që u eliminua, ndërkohë që Lyon ruajti vendin e dytë me barazimin 1-1 në Ukrainë ndaj Shakthar Donetsk që do të vazhdojë aventurën europiane në Europa League. Humbje që nuk ndryshuan asgjë në renditjen e grupit H.