Bayern Munich kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me Lucas Hernandez.
Hernandez ka kontratë me ‘Bavarezët’ deri në vitin 2024, por klubi e duan më gjatë në ekip.
Për Julian Nagelsmann francezi është tejet i rëndësishëm, andaj sipas ‘Bild’ drejtuesit e klubit do t`i ofrojnë atij një marrëveshje të re.
Mbetet të shihet nëse do ketë akordim mes drejtuesve të dy palëve.
Kujtojmë që pas lëndimit të rëndë të pësuar me Francën u raportua që Lucas do të pensionohej nga futbolli, por mbeti vetëm një spekulim së paku deri më tani