Fjalë Kyçe

Bayern Munich i fortë për Eintrachtin, “kërcënon” Dortmundin

Bayern Munich i fortë për Eintrachtin, “kërcënon” Dortmundin

Bayern Munich duket se tashmë ka gjetur formën më të mirë të garave në Bundesligën gjermane.

“Bavarezët” sonte në udhëtim mposhtën Eintrachtin e Frankfurtit, me rezultat 3-0, në kuadër të elitës së futbollit gjerman.

Franck Ribery ishte njeriu i ndeshjes, duke shënuar dygolësh, derisa Rafinha realizoi golin e tretë për skuadrën e Kovacit.

Pas kësaj fitore, Bayern Munich ngjitët në pozitën e dytë me 36 pikë, gjashtë me pak se liderja e tabelës, Borussia Dortmund. /Gazeta Alo/