Bayern Munichu e ka mposhtur Hoffenheimin me rezultatin 3-1 si mysafir në kuadër të xhiros së 18-të në Bundesligë, pas kthimit nga pushimi dimëror që nga 22 dhjetori i vitit të kaluar.
Skuadra e Niko Kovac tani është në kuotën e 39 pikëve në pozitën e dytë, me 3 pikë më pak se Borusssia Dortmundi në krye, që ka një ndeshje më pak.
Golin e parë e shënoi mesfushori Leon Goretzka për 1-0, kurse 11 minuta më vonë, Goretzka shënoi përsëri, duke i dhënë Bavarazëve një avantazh prej dy golave në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë, Nico Schulz shënoi një gol të bukur për Hoffenheimin në minutën e 59’, kurse në fund të takimit Robert Lewandowski shënoi për 3-1.
Bayerni në ndeshjen e ardhshme luan në shtëpi ndaj Stuttgartit, kurse Hoffenheim luan si mysafir ndaj Freiburgut.