Bayern Munich thuhet se bëri një lëvizje për transferimin e sulmuesit gjerman të Chelseat, Kai Havertz, verën e fundit.
Sipas gazetës gjermane BILD, Bayern iu drejtua Havertzit pasi humbi Robert Leëandoëskin, i cili u transferua te Barcelona.
Pavarësisht zbarkimit të Sadio Mane nga Liverpooli, drejtuesit e klubit mbetën të dëshpëruar për të gjetur dikë të aftë për të plotësuar rolin e numrit 9.
Bayern ishte i lidhur fort me një lëvizje për yllin e Tottenham dhe kapitenin e Anglisë, Harry Kane. Por, ai mbeti i përkushtuar ndaj projektit të Antonio Contes për këtë sezon.
Bavarezët përfundimisht iu drejtuan Havertzit, pavarësisht se ai shënoi vetëm 14 herë në të gjitha garat sezonin e kaluar.
23-vjeçari ishte më produktiv gjatë kohës së tij në Bayer Leverkusen, duke shënuar 38 gola në dy vitet e tij të fundit.
Dhe drejtuesit e klubit nga Allianz Arena menduan se Havertz përmbush të gjitha aftësitë që kërkon sistemi i lojës së trajnerit Julian Nagelsmann.
Por, pavarësisht se pa bashkëkombësin e tij Timo Werner të largohej nga Chelsea për t’u rikthyer në RB Leipzig, Havertz vendosi të qëndrojë aty. /Telegrafi/