Fjalë Kyçe

Bayerni e rivalizon Barcelonën për Joao Cancelon

Bayerni e rivalizon Barcelonën për Joao Cancelon

Joao Cancelo ka zgjuar edhe njëherë interesimin e Bayern Munich.

Paraqitjet e tij të mira me Barcelonën, atje ku është në formë huazimi ka bërë që klube të ndryshme të interesohen për shërbimet e tij.

Relevo raporton se Bayerni është i interesuar të ri-nënshkruajë me mbrojtësin portugez këtë verë.

Manchester City dëshiron 40-50 milionë euro për Cancelon, ndërsa Barcelona është e gatshme të ofrojë rreth 30 milionë.

Joao Cancelo u huazua te Bayern Munich në gjysmën e dytë të sezonit 2022/23.