Karl Heinz Rummenigge ka shprehur keqardhje për shkarkimin e Carlo Ancelottit nga Bayern Munich në vitin 2017.
Në fund të shtatorit të vitit 2017, Bayern Munich vendosi të shkarkonte Ancelottin, dhe gjithçka u përshpejtua pas humbjes 3:0 nga PSG në Ligën e Kampionëve.
“Performanca e ekipit tonë që nga fillimi i sezonit nuk përmbushi pritjet. Loja në Paris tregoi qartë se duhet të marrim vendime. Unë dhe Hasan Salihamidzic kemi biseduar me Ancelottin dhe e informuam për vendimin tonë”, kishte deklaruar atë kohë Rummenigge, prëcejll lajmi.net.
Sidoqoftë, dy vite më vonë, Rummenigge e pranon se pendohet për atë vendim.
“Carlo ka një karakter të shkëlqyeshëm dhe është një trajner i shkëlqyeshëm, por në sezonin e dytë rezultatet nuk ishin ato që prisnim”.
“Ai është një person tepër i qetë edhe në momentet më të vështira. Ne duhet të kishim pritur pak më shumë para se ta shkarkonim”.
“Duke ia njoftuar vendimin, ai dëshmoi se ishte një njeri i shkëlqyeshëm”.