Fjalë Kyçe

Bayerni fiton edhe Superkupën e Gjermanisë

Bayerni fiton edhe Superkupën e Gjermanisë

Bayerni ka arritur të rrëmbejë edhe një trofe, atë të Superkupës së Gjermanisë.

Kampioni i Evropës dhe i Gjermanisë e mposhti Dortmundin me rezultat prej 3 me 2, transmeton KOHA.

Tolisso i dha epërsinë Bayernit duke shënuar në minutën e 18, derisa epërsinë e dyfishoi Muller në minutën e 32.

Dortmundi u kundërpërgjigj për mrekulli, duke arritur të barazojë shifrat në vazhdim.

Së pari shënoi Brandt në minutën e 39, derisa shifrat i barazoi sulmuesi Haaland, i cili realizoi kur po luhej minuta e 55.

Por, Bayerni arriti të gjejë sërish rrugën e golit. Ishte Kimmich ai që shënoi në minutën e 82 për t’ia siguruar Bayernit edhe Superkupën e Gjermanisë.