Fjalë Kyçe

Bayerni nis sulmin për yllin e Premier League

Bayerni nis sulmin për yllin e Premier League

Bayern Munchen po kërkon me çdo kusht që të nënshkruajë me një sulmues krahu gjatë kësaj merkatoje, duke qenë se Arjen Robben dhe Francky Ribery janë larguar.

Kampionët e Gjermanisë pikasën Callum Hudson-Odoin dhe Lorey Sane-n, por nuk ia dolën mbanë t’i bindin, të paktën deri tani. 

Emri i ri që ka dalë në skenë është ai i Wilfried Zaha-s. Lojtari i Crystal Palace-s pëlqehet shumë dhe nga Arsenal-i dhe gjermanët duhet të fitojnë garën me “Topçinjtë” për ta rrëmbyer.

Sfidë e kalueshme duke parë buxhetet e klubeve me londinezët që janë të limitur.