Fjalë Kyçe

Bayerni synon t’ia marrë drejtorin sportiv Juventusit

Bayerni synon t’ia marrë drejtorin sportiv Juventusit

Kontrata e drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici skadon këtë verë, ndërsa raportohet se skuadra gjermane, Bayern Munich po e monitoron situatën.

Kontrata e Paraticit me “Zonjën e Vjetër” skadon më 30 qershor të këtij viti, por ajo shumë lehtë mund të rinovohet, përcjell Gazeta Express.

Për shumë kohë, rinovimi me të ka qenë diçka formale dhe pothuajse e sigurt, por së fundmi pozicioni i tij te Bianconerët është dobësuar.

Askush nga Presidenti Andrea Agnelli e poshtë nuk mund të ndihet i sigurt te Juventusi, pasi pronarët mund të bëjnë ndryshime të mëdha këtë verë.

Por Calciomercato raporton se Bayerni mund të jetë i interesuar të nënshkruajë një kontratë me Paraticin, nëse ai ndahet me Juventusin.