Fjalë Kyçe

BBC: Në Mal të Zi dhe Bullgari, nuk na pritën si në Kosovë

BBC: Në Mal të Zi dhe Bullgari, nuk na pritën si në Kosovë

Mikpritja që Kosova i ka bërë Anglisë, nuk ka mundur të mos vërehet nga mediat angleze.

BBC ia ka kushtuar një shkrim sot pikërisht mikpritjes që iu bë futbollistëve, por edhe tifozëve nëpër rrugët e qytetit.

Në këtë artikull, BBC ka përmendur se një pritje e tillë, Anglisë nuk iu bë as në Mal të Zi e as në Bullgari.

“Ky është një demonstrim tipik kosovar i faktit se lojtarët e Anglisë do të mirëpriten këtu në një mënyrë që ata s’u priten në Malin e Zi dhe Bullgari, ku pjesëtarë të skuadrës së Gareth Southgate ishin subjekt i abuzimeve raciste”, shkruan BBC.