Bashkimi Evropian ka prezantuar sanksione të pashembullta kundër figurave dhe kompanive më të fuqishme të Rusisë.
Të hënën është prezantuar lista me 26 individë që përballen me sanksione.
Aty përfshihen:
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov
Alexander Ponomarenko, udhëheqës i bordit të Aeroportit Ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë
Igor Sechin, udhëheqësi i kompanisë shtetërore të naftës, Rosneft
Nikolay Tokarev, udhëheqës i Transneft, kompanisë më të madhe në botë për gazsjellës
Disa prezantues dhe gazetarë të mediave shtetërore ruse
BE do të sanksionojë edhe Kompaninë e Industrisë së Sigurimit të Gazit në Moskë, e cila besohet se ka ndihmuar Rusinë në aneksimin e Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014./rel