Fjalë Kyçe

BE-ja godet Google me gjobë mbi një miliard euro

BE-ja godet Google me gjobë mbi një miliard euro

Google është goditur me një gjobë prej 1.49 miliard euro nga BE-ja për bllokimin e reklamave të rivalëve për kërkim online.

Kjo është gjoba e tretë e BE-së për gjigantin e kërkimit dhe reklamave brenda dy vjetve.

Në këtë rast Google akuzohet për keqpërdorimin e dominimit të saj në treg duke kufizuar rivalët e palëve të treta nga shfaqja e reklamave të kërkimit mes viteve 2006-2016.

“Google ka forcuar dominimin e saj në reklamat e kërkimit në internet dhe ka mbrojtur veten nga presioni konkurrues duke imponuar kufizime kontraktuale kundër konkurrencës në faqet e internetit të palëve të treta. Kjo është e paligjshme nën rregullat BE-së”, tha komisioneri i KE Margrethe Vestager.

Në përgjigje, Google ndryshoi kontratat e saj të AdSense me palët e treta të mëdha, duke u dhënë atyre më shumë liri veprimi për të shfaqur reklama konkurruese të kërkimit.

Vitin e kaluar, autoriteti i konkurrencës i BE-së pati gjobitur Google me një gjobë rekord prej 4.34 miliardë dollarësh për përdorimin e sistemit të tij operativ Android të lëvizshëm për të bllokuar rivalët.