Derisa numri i të hospitalizuarve në klinikat COVID dhe spitalet rajonale këtë vit shkoi deri në 1 mijë, së fundmi numri i pacientëve të hospitalizuar është më i ulët.
409 pacientë janë të hospitalizuar sot në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale, raporton Gazeta Express.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Sipas SHSKUK-së, 318 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 25 janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
Në ShSKUK po trajtohen 409 pacientë nga Sars- Cov-2. Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në repartet e spitaleve e përgjithshme, vazhdojnë të trajtohen pacientë nga Sars-Cov-2.
Nga raportimet e datës 9 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 409 pacientë, 318 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 25 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 315 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 171 pacientë: 11 prej tyre në gjendje të rënduar, 134 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 142 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive – 81 pacientë, Klinika Infektive II (mjekësia sportive) – 13 pacientë, Klinika e Pulmologjisë – 63 pacientë, Mjekimi Intensiv –COVID – 11 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë – 2 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë – 1 paciente.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 238 pacientë: 14 në gjendje të rënduar, 184 të konfirmuar positive, 173 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit – 36 pacientë, Spitali i Gjakovës – 40 pacientë, Spitali i Pejës – 56 pacientë, Spitali i Gjilanit – 36 pacientë, Spitali i Ferizajt – 34 pacientë, Spitali i Mitrovicës – 29 pacientë, Spitali i Vushtrrisë – 7 pacientë.