Fjalë Kyçe

Bebe Rexha merr vëmendje gjatë pushimeve në Turks dhe Caicos me stolitë tradicionale shqiptare

Bebe Rexha merr vëmendje gjatë pushimeve në Turks dhe Caicos me stolitë tradicionale shqiptare

Bebe Rexha ka marrë sërish vëmendje me postimet në instagram.

Këngëtarja me prejardhje nga Dibra ka treguar edhe njëherë se nuk e harron kulturën shqiptare.

Derisa ndodhet në pushime në ishujt Turks dhe Caicos, Bebe Rexha nuk ka hezituar të postojë foto në bikini por që vëmendje morën stolitë që kishte vendosur.

Ajo iu tregoi miliona ndjekësve të saj se ka vënë lira turke gjë të cilat grave shqiptare iu bëhen dhuratë për martesë por Bebe ka treguar se i ka blerë vet ajo.

“Pak rock and roll në plazh nuk e lëndon asnjëherë askënd. Kam vënë stoli të arit turk që është një pjesë e madhe e kulturës shqiptare. Zakonisht këto i merr si dhuratë kur të martohesh, por unë i kam blerë për vete”, ka thënë ajo, përcjell lajmi.net

Kujtojmë se Bebe Rexha këtë vit ka arrit suksese të mëdha me publikimin e albumit të dytë në karrierë të quajtur “Better Mistakes”.

Albumi u lansua saktësisht në muajin maj dhe është mirëpritur fuqishëm me dashuri të madhe nga fansat e 32-vjeçares.