Mbrëmë në Los Angeles u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “BMI”, shkruan lajmi.net.
Në mesin e shumë emrave të njohur, e ftuar në këtë ceremoni ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Ajo është shpërblyer me një çmim të rëndësishëm në këtë ceremoni, e që ishte ai për “Këngën më të performuar të zhanrit POP”.
Këtë çmim ajo e mori me këngën “Meant to be”, të cilën e solli në bashkëpunim me Florida Georgia Line.
Bebe përmes një postimi në Instagram tregoi trofeun që e kishte marrë, për këngën “Meant to be”, e cila ka marrë 765 milionë klikime në kanalin YouTube.
Në tapetin e kuq të “BMI Awards”, Bebe Rexha u shfaq e veshur në të zeza.